Në MLS vjen një moment që është shpërndarë gjerësisht në mediat europiane si një tregues i madh për nivelin e dobët të kampionatit ku shpeshherë mbizotëron edhe amatorizimi i arbitrave. Disa qeshin dhe të tjerë e quajnë si cmenduria e vitit.
Vancover mposht St Louis 3-2 dhe në minutën e 99 të takimit, pra në shtesë, ndodh gabimi i tmerrshëm i arbitrit.
Lojtari kundërshtar pengohet me këmbët e tij dhe arbitri e jep penallti, ndërsa akoma më e habitshme është sesi ky vendim u konfirmua edhe pasi u pa me VAR.
Nga atje Thomas Muller nuk do të gabonte duke gjetur golin e tij të parë me fanellën e Vancover, por kaq shumë të kontestuar./Sport Ekspres/