HomeKRYESORECristian Shpendi risia e Sylvinhos për ndeshjet e shtatorit

Cristian Shpendi risia e Sylvinhos për ndeshjet e shtatorit

Cristian Shpendi ka marrë ftesë zyrtare nga Sylvinho që t’i bashkohet Shqipërisë për takimet e radhës të muajit shtator. Kuqezinjtë do të ndeshen më 4 shtator me ekipin e Gjibraltarit (miqësore) ndërsa pesë ditë më pas sfidojnë Letoninë për tri pikë që vlejnë në fushatën e Eliminatoreve të Botërorit 2026.

Për këto dy takime skuadra e lista e komisarit teknik brazilian ka një risi të sigurt pasi përtej Adriatikut janë njoftuar për ftesën që i ka ardhur Cristian Shpendit nga Kombëtarja e rriturve.

Ambienti kuqezi nuk është diçka e re për sulmuesin e talentuar të Çezenës me origjinë nga Puka, i cili ka veshur fanellën e Kombëtares U-21 në tetë precedentë ku ka shënuar edhe një gol. Ftesa e Sylvinho-s është një vlerësim për Shpendin, i cili me Çezenën ka shënuar 37 gola në 103 takime.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments