HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORECSKA prezanton Kevin Dodajn: Një nga talentet më të mëdha në futbollin...

CSKA prezanton Kevin Dodajn: Një nga talentet më të mëdha në futbollin shqiptar

Kevin Dodaj është lojtari më i ri i CSKA Sofias. Lajmin e ka bërë të ditur pak minuta më para skuadra bullgare ku prezanton talentin që mbylli aventurën me Vllazninë.

CSKA Sofia e konsideron 19-vjeçarin kuqezi si një ndër talentët më të mëdha shqiptar. Kevin Dodaj zhvilloi ndeshjen e fundit me Vllazninë ndaj Daugavpils ku shënoi një gol dhe asist.

Njoftimi zyrtar i CSKA Sofia:

Mirë se erdhe, Kevin!

CSKA ka nënshkruar me një nga talentet e mëdha të futbollit shqiptar – Kevin Dodaj.

Anësori 19-vjeçar mbërrin në klubin tonë nga Vllaznia, ku ka regjistruar 55 ndeshje me 9 gola dhe 4 asiste.

I urojmë Kevin Dodaj shumë gola dhe trofe me ekipin e CSKA-së!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments