Pas përfundimit të sezonit Teuta arriti objektiv për të qëndruar në Superiore edhe për një sezon. Në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur mesfushori i Teutës, Arbër Cyrbja, i cili ka analizuar këtë kampionat të ekipit blu.

Çyrbja, shprehet se pavarësisht arritjes së objektivave, në fund Teuta ka treguar që është ringritur gjithmonë.

Arbër si e pa Teuta në këtë sezon? Në përgjegjësi do të thosha një sezon deri diku i mirë, duke marrë parasysh situatën ku ishim. Jam i lumtur që arritëm të marrim maksimumin në përballet direkte dhe në fund ishim të qetë, pasi siguruam gjithçka me këmbët tona.

A mendoni se duhet të ruhet grupi aktual me disa përforcime të vogla? Grupi aktual duhet të ruhet dhe me disa përforcime cilësore në të tre repartet mendoj se Teuta, sezonin e ri do të jetë pretendente për lartë. Kam besim te stafi drejtues, sepse e kanë kapacitetin dhe eksperiencën të ndërtojë një ekip fitues. Mbrojta ishte reparti që fuste “më shumë ujë”.

Mendoni se këtu duhet të fokusohet Teuta në merkato? Momentet jo të këtij sezoni nuk është vetëm përgjegjësi e repartit të mbrojtjes, por e gjithë skuadrës. Sigurisht që në shumë ndeshje jemi ndëshkuar për gabime teknike të lojtarëve por përgjegjës për dështimin është i gjithë ekipi. Në këtë sezon u arrit mbijetesa. Si e shihni Teutën e sezonit të ri? E thashë dhe më lart se besoj shumë në aftësitë e stafit për të ndërtuar një skuadër fituese në sezonin e ri. Teuta dhe herë të tjera ka qenë në këto pozita por është kthyer më e fortë.