HomeKRYESOREDebutimi në LaLiga, vetëm një nga shokët e skuadrës vlerësohet më mirë...

Debutimi në LaLiga, vetëm një nga shokët e skuadrës vlerësohet më mirë se Marash Kumbulla

Marash Kumbulla debutoi dje me Espanyol ku është i huazuar deri në fundin e sezonit. Klubi katalanas humbi me rezultatin 0-1 përballë Real Sociedad.

Për Kumbullën mund të quhet një paraqitje pozitive. Kjo për shkak dhe të vlerësimit pas ndeshjes.

“Flashscore” i dha notën 6.7 Kumbullës. Vetëm një prej shokëve të skuadrës, pikërisht Romero, ishte vlerësuar më mirë. Mbrojtësit të majtë i është dhënë nota 6.9.

Espanyol është akoma në kërkim të pikëve të para pas rikthimit në LaLiga. Kur kanë kaluar dy javë kampionat, numërojnë po aq humbje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments