HomeKRYESOREDebutoi me asist, trajneri i Burnley për Armando Brojën: Ka nevojë për...

Debutoi me asist, trajneri i Burnley për Armando Brojën: Ka nevojë për kohë, i duhen më shumë minuta

Armando Broja mbrëmjen e djeshme debutoi te skuadra e Burnley. Sulmuesi shqiptarë nisi të lërë gjurmë që në minutat e parë të sfidës.

23-vjeçari asistoi në minutën e 4-të të takimit për Ramsey për të shënuar kështu edhe golin e parë për Burnley në EFL Cup kundër Derby. Duel ky që përfundoi 2-1 dhe solli kualifikimin e skuadrës së Brojës në fazën tjetër.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Burnely, Scott Parker. Ky i fundit ka theksuar se nuk mund të flasin për Brojën tani, pasi ka vetëm 2 javë e gjysmë që është bashkuar me ekipin. Gjithashtu nënvizoi se i duhet ende pak kohë dhe shumë minuta në këmbë.

“Shikoni, nuk mendoj se është një gjykim i vërtetë. Armando ka nevojë për minuta dhe padyshim që ka qenë jashtë loje për disa ndeeshje. Prej 2 javësh e gjysmë është bashkuar me ne dhe sigurisht që i duhen disa minuta më shumë në këmbë. Kjo arrihet me stërvitje dhe ne do të bëjmë mirë me të”, u shpreh timonieri i Burnley.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments