Prej kohësh, Enzo Fernandez është në radarin e Real Madridit dhe emri i tij po fillon të përmendet me zë të lartë në zyrat e “Los Blancos”. Argjentinasi shihet nga madrilenët si përforcimi ideal në mesfushë për sezonin e ardhshëm. Te Reali besojnë sei ai përshtatet në mënyrë të përkryer me stilin e ekipit, si për cilësinë e tij teknike ashtu edhe për aftësinë e tij për të dominuar ritmin e ndeshjeve.
Chelsea nga ana e saj nuk e përjashton mundësinë për të lënë të lirë Enzo Fernandez, por vetëm nëse vjen një ofertë që i përgjigjet më së miri interesit të tyre ekonomik. “Blutë” presin që propozimi financiar i Real Madridit të jetë në përputhje me vlerën që ata investuan për transferimin e Fernandez, 120 milionë euro.
Kontaktet paraprake midis dy klubeve thuhet se kanë ndodhur në javët e fundit, megjithatë të dy klubet kanë rëndë dakord që nëse arrihet marrëveshja të ndodhë pas kupës së Botës për Klube, ku të dyja ekipet marrin pjesë.
Për të bindur Fernandez, Real Madrid e sheh atë si pikën kyçe në mesfushë dhe është gati t’i besojë atij një rol shumë të rëndësishëm dhe vendimtar në projektin e ri të klubit, i cili synon ta rikthejë te të trofetë, pas dështimit të plotë në këtë sezon./telesport/