Dueli mes Dinamos dhe Vllaznisë është ai që mbyll javën e parë të Superiores.
Kjo është ndeshja e parë e Dinamos në kampionat, pasi ajo e javës së parë u shty për shkak të pjesëmarrjes në Europë të ekipit kryeqytetas.
Ndërsa Vllaznia vjen pas një fitore bindëse ndaj Egnatias dhe me ndërgjegjen që mund të hedhë kandidaturën si pretendente kryesore për titull nëse ndal edhe ekipin e drejtuar nga Ilir Daja.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja, Aliji, Beqja, Meksi, Lorran, Gudiabi, Karamba, Nani, Vila, Bregu, Guindo
Trajner: Ilir Daja
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Kuros, Gjini, Bajrami, Jago, Dros, Qato, Mala, Murataj, Balaj
Trajner: Edi Martini
Siç është njoftuar edhe më herët nga Veriu Sport, takimi Dinamo-Vllanzia, do të gjykohet nga arbitri Olsion Yzeiraj, ndërsa asistent të tij do të jenë Rejdi Avdo nga Tirana dhe Stivi Met’hoxha nga Lushnja, ndërsa në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar Enea Jorgji nga Elbasani.
Në sistemin Var është vendosur Orlando Kuka nga Tirana ndërsa në Avar Kreshnik Barjamaj po nga Tirana.