HomeKRYESORE'Djelmnia Shkodrane' prezanton stafin e trajnerëve për sezonin e ri: Të përkushtuar...

‘Djelmnia Shkodrane’ prezanton stafin e trajnerëve për sezonin e ri: Të përkushtuar për zhvillimin e futbollistëve

Me emërimin e Ergys Mehjes në krye të ekipit U17 dhe Rigers Xhahysës tek ekipi U13, stafi i trajnerëve të Akademisë “Djelmnia Shkodrane” është plotësuar dhe tashmë vijon puna për të arritur objektivat e vendosura nga drejtuesit e klubit.

Me një postim në faqen e saj zyrtare, kjo Akademi e cila është ndër më të mirat që funksionon në Zonën e Shkodrës, duket se krenohet me trajnerët që ka në dispozicion, me të cilët synon zhvillimin e futbollistëve si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

“Stafi Teknik – Sezoni 2025/2026

Akademia Djelmnia Shkodrane ka kënaqësinë të prezantojë organikën zyrtare për sezonin e ri:

President: Benardin Kulla

Administrator: Fatmir Marku

Trajnerët:

Ergys Mehja – U-17

Suad Prençi – U-15

Altin Xhahysa – U-14

Astrit Prençi – U-13

Rigers Xhahysa – U-13B

Bledar Marshija – U-11A

Altin Xhahysa – U-11B

Bledar Marshija – U-9

Me një staf të përkushtuar dhe të licencuar, synojmë të zhvillojmë jo vetëm futbollistë të mirë, por edhe individë me vlera brenda dhe jashtë fushës. Suksese të gjithëve në këtë rrugëtim të ri!”- shkruhet në postimin e kësaj Akademie.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments