HomeKRYESOREDumfries: Interin e shoh favorit për titullin, me Chivu punohet më shumë...

Dumfries: Interin e shoh favorit për titullin, me Chivu punohet më shumë nër stërvitje

“Interi mbetet favorit për titullin”. Kështu deklaroi Denzel Dumfries, një nga shtyllat e formacionit të Chivu, pas periudhës si titullar me Inzaghin. Pavarësisht zërave për të ardhmen dhe klauzolës prej 25 milionë eurosh (e cila skadoi në fund të korrikut), holandezi gjithmonë ka pasur një ide të qartë në mendje: “Shumë kanë folur për një transferim timin, por nuk kam pasur kurrë dyshime. E njëjta gjë vlen edhe për klubin. Jam shumë i kënaqur dhe dua të vazhdoj këtu. Ky ka qenë gjithmonë objektivi im”.

I pyetur për mosmarrëveshjen Calhanoglu-Lautaro, e cila u mbyll më pas me paqe në rrjetet sociale, Dumfries tha: “Jemi të njëjtit si më parë, të bashkuar, të motivuar dhe gati. Jemi një familje, të tilla gjëra mund të ndodhin në familje. Ata janë dy lojtarë fitues, pastaj kanë biseduar mes tyre dhe me grupin.

Besojmë te titulli, sepse kemi një skuadër të shkëlqyer. Për të fituar duhet të stërvitemi në mënyrë perfekte. Sezonin e kaluar gabuam në disa detaje, janë gjëra që ndodhin gjatë një rrugëtimi të gjatë. Kemi mësuar nga ajo eksperiencë, jemi ndër favoritët për titull. Sigurisht, duhet ta tregojmë këtë në fushat e lojës”.

Në fund, Dumfries krahasoi stërvitjen me Chivu dhe Inzaghin: “Tani stërvitjet janë pak më të gjata, po punojmë më shumë. Ndoshta është herët për t’i kuptuar ndryshimet, por jam i impresionuar nga Chivu, ashtu siç isha nga Inzaghi. Të dy janë trajnerë shumë pranë lojtarëve, flasin shumë. Kjo është diçka që më pëlqen shumë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments