HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy futbollistë të Vllaznisë dhe trajneri Brdariç zgjidhen në formacionin më të...

Dy futbollistë të Vllaznisë dhe trajneri Brdariç zgjidhen në formacionin më të mirë të javës

Dy futbolliste te Vllaznise jane perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes se 34-te te “Abissnet Superiore” nga FSHF pas votimit te bere nga stafi i trajnereve te ekipeve kombetare te moshave. Behet fjale per mbrojtesin Erdenis Gurishta dhe mesfushorin Klinti Qato qe jane evidentuar per paraqitjen e tyre te mire ne ndeshjen ndaj Dinamos.

Po ashtu, edhe Thomas Brdariç eshte perzgjedhur si trajneri me i mire i kesaj jave, pikerisht per fitoren e paster 3-0 te ekipit te tij ndaj nje rivali direkt si Dinamo.

Te tjeret pjese e ketij formacioni jane portieri i Partizanit Tafas, mbrojtesi i kesaj skuadre- shkodrani Marçelino Preka, Kola i Tiranes dhe Kotebelli i Teutes per repartin e mbrojtjes. Ne mesfushe krahas Qatos jane Ndreca i Tiranes dhe Qose i Elbasanit.

Nderkohe treshja e sulmit me te mire te kesaj jave eshte e formuar nga sulmuesi i Skenderbeut Nasr, Loukili i Elbasanit si dhe Keko i Partizanit. (www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments