Ashtu siç kemi bere te ditur, nga e hena e kesaj jave dy futbollistet e Akademise Vllaznia, Sabion Bizi dhe Xhesild Kapllanaj kane nisur proven tek skuadra e Superliges greke FC Panetolikos.
Nje gje e tille eshte publikuar edhe ne faqen e Akademise Vllaznia diten e sotme teksa i behet jehone shkuarjes se ketyre futbollisteve ne Greqi, per te treguar edhe atje vlerat e tyre.
“Dy nga talentet e Akademisë Vllaznia, Xhesild Kapllani dhe Sabian Bizi, janë ftuar nga klubi FC Panetolikos për një provë 6-ditore me ekipin e tyre në Greqi
Ftesa vjen pas paraqitjeve mjaft të mira të dy lojtarëve gjatë një turneu ndërkombëtar, ku ata spikaten me performancën e tyre.
Suksese djemve tanë në këtë eksperiencë të rëndësishme!”- shkruhet ne faqen e Akademise Vllaznia