HomeKRYESOREDy gola në 2 ndeshje, 38 vjeçari Olivie Zhiru: Është vetëm fillimi…

Dy gola në 2 ndeshje, 38 vjeçari Olivie Zhiru: Është vetëm fillimi…

Olivie Zhiru duket sikur ka rilindur në Francë. Në dy ndeshjet e para të kampionatit francez, ai ka realizuar dy gola me Lilë. Mbrëmë ai i dhuroi 3 pikët e para skuadrës së tij kundër Monakos dhe më pas foli para mikrofonëve zyrtarë të klubit.

“Ishte një sfidë që mendova se mund ta pranoja. Unë jam një njeri që i shijon sfidat. Më pëlqen, edhe nëse është pak më e vështirë të rikuperohesh me moshën. 

Ky është vetëm fillimi. Do të ketë disa momente më pak të ftohta, por do t’i përballojmë edhe ato. Na duhej kjo fitore për ta nisur sezonin fuqishëm. Do të vazhdoj… në këtë rol të vëllait të madh, të cilin e shijoj shumë.

Kemi lojtarë të rinj që na mbështesin dhe në një moment të caktuar, edhe ata do të jenë në gjendje të kontribuojnë”, deklaroi 38 vjeçari.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments