Vllaznia U21 ka fituar me rezultatin 3-2 ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur mesditen e sotme ne Kavaje ndaj Beses vendase. Ka qene nje perballje qe ka dhuruar vertete emocione, me permbysje te njepasnjeshme dhe ne fund shkodranet kane triumfuar duke marre trepikeshin e rradhes.
Ka qene futbollisti Gilman Agraja ai qe e ka derguar topin ne rrjeten e portes kavajase ne minuten e 34-te duke kaluar ne avantazh Vllaznine U21 dhe me kete gol eshte mbyllur pjesa e pare.
Ne te dyten gjerat kane ndryshuar dhe Besa e perforcuar edhe me lojtare te ekipit te pare, ka arritur fillimisht te barazoje me ane te futbollistit Alphousseyni ne minuten e 64-te. U duk se ndeshja do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1, por nuk do te ndodhte keshtu. Kjo sepse ne minutat shtese te ndeshjes do te ishte serish Alphousseyni qe do te shenonte ne porten e Gerbetit.
Kur u duk se kavajasit do ta fitonin ndeshjen ne skene do te dilte sulmuesi Gerald Kubazi i hedhur ne pjesen e dyte ne fushe nga ana e trajnerit Doçi. Ai ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit ne minutat shtese duke i dhene fitoren Vllaznise.
Perfundimisht 3-2 per Vllaznia U21 qe me fitoren e sotme eshte ngjitur ne kuoten e 40 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje, vetem nje pike larg Vores qe mban vendin e trete.(www.shkodrasport.com)