Emrat qe po permenden per pankinen e Flamurtarit ne sezonin e ri jane te shumte. Fillimisht ne pole- position per kete post ishte ish- trajneri i Vllaznise Qatip Osmani. Me pas u permenden Ernest Gjoka, Gentian Mezani apo se fundi edhe Shpetim Duro. Por duket se presidenti Idrizi ka ne mendjen e tij nje super- goditje.
Siç behet e ditur nga mediat e shkruara, presidenti Idrizi ka patur nje takim me drejtorin sportiv të Milanit Igli Tare të shtunën pasdite në një nga lokalet e Tiranës, përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi. Behet e ditur se një temë e rëndësishme e diskutimit ka qenë trajneri i ri i Flamurtarit, si dhe merkatoja vlonjate. Por, jo vetëm kaq.
Sinan Idrizi me ndërmjetësimin e Tares ka takuar po të shtunën në ambientet e stadiumit “Air Albania” ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. Burime konfidenciale pohojnë se Idrizi i ka bërë një ofertë konkrete ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare që të marrë drejtimin e Flamurtarit në Superiore për sezonin e ri 2025-2026. Nuk dihet më shumë se çfarë është diskutuar konkretisht dhe se çfarë i ka thënë De Biasi, Idrizit.
Por, gjasat janë që tekniku i ri i Flamurtarit të jetë italian. Idrizi, me sa duket, ia ka lënë Igli Tares në dorë përzgjedhjen. Kujtojmë këtu se ardhja në Vlorë e trajnerit Andrea Agostineli ishte një propozim që Tare i bëri në atë kohë Idrizit. Gjithashtu, sugjerim i drejtorit të Milanit ishte edhe sulmuesi Krist Evo Ememe.