Klevi Qefalija mund të jetë surpriza e madhe e trajnerit Silvinjo, për ndeshjet e shtatorit.
Nëse ftesa do të zyrtarizohet të premten, mesfushori do të ishte një tjetër futbollist nga Dinamos që ftohej nga FSHF. Më parë Naser Alijit i është besuar një vend.
“Klevi Qefalija është në listën e pritjes. Mesfushori 21-vjeçar i Dinamos është njoftuar nga FSHF se është pjesë e planeve të Silvinjos, dhe mund të marrë ftesën e tij të parë nga përfaqësuesja kombëtare këtë të premte”, shkruan gazetari Andi Kasmi.
Qefalija është 21-vjeç, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Kombëtaren U-21. Te Dinamo qëndron prej janarit të vitit 2024, kur edhe u ble nga Tirana.
Mbetet për t’u parë nëse ftesa do të konkretizohet. Shqipëria luan miqësoren me Gjibraltarin në shtator, si dhe ndeshjen me Letoninë në “Air Albania”.