Vetem 21 vjeç dhe ka luajtur nje sezon ne futbollin shqiptar, por i ka mjaftuar per te bere nje performance te mire dhe per te rene ne syte e ekipeve te tjera. E kemi fjalen per mbrojtesin shkodran qe luan per Teuten, Elmando Gjini.

Ne media po flitet keto dite per interesimin e disa skuadrave te huaja, por se fundi ne skene ka dale emri i kampiones kosovare- Ballkani. Gjini eshte nen kontrate me durrsaket dhe ne kete menyre per te marre sherbimet e tij duhet paguar nje shume e konsiderueshme ne arken e ketij klubi.

Bisedimet duket se kane nisur dhe priten ditet ne vazhdim per te mesuar realisht se çfare do te ndodhe dhe nese do te realizohet ky transferim apo jo. Kujtojme qe kete vere pjese e Ballkanit u be edhe nje tjeter shkodran dhe po ashtu nje tjeter futbollist i kombetares U21 te Shqiperise, Geralb Smajli. Ashtu siç eshte edhe mesfushori Uheid Hoxha.

Elmando Gjini ka lindur ne Suedi, vend ku ka jetuar bashke me familjen e tij dhe para disa vitesh u transferua ne Itali.Fillimisht tek Bolonja dhe me pas tek Genoa, nderkohe qe para dy sezonesh provoi te luante edhe ne Portugali me Genua Weitere, para se te merrte vendimin per te ardhur ne Shqiperi ku ekipi i pare qe i hapi dyert ishte Teuta. Dhe ne fakt kjo skuader tashme mund te perfitoje nje shume te konsiderueshme nga shitja e tij./www.shkodrasport.com/