KF Shkodra e ka marrë shumë seriozisht sezonin e ri. Me ardhjen e presidentit Agim Cani duket se shume gjera po marrin per mire dhe kjo shihet qarte ne te gjithe aspektet. Po afrohen lojtare te spikatur nga ekipet e tjera, po afrohen trajnere me eksperience dhe nderkohe perforcimi i fundit i takon fushes se pergatitjes atletike.
KF Shkodra ka bere te ditur se ka arritur nje marreveshje me nje prej specialisteve me te mire te pergatitjes atletike ne Shkoder dhe Shqiperi, Albert Marashin dhe ai tashme do te jete pjese e Akademise se saj per te dhene me te miren nga profesioni i tij. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete klubi ne fjale permes nje postimi ku shkruan:
“KF.Shkodra forcon stafin teknik me një nga specialistët më të mirë të përgatitjes fizike në vend! Përgatitja fizike përbën një nga komponentët thelbësorë në rritjen e cilësisë së stërvitjes dhe zhvillimin e performancës së futbollistëve. Në funksion të kësaj filozofie pune, KF Shkodra ka afruar pranë klubit Prof.Albert Marashi një emër me reputacion të lartë në fushën e atletikës dhe përgatitjes fizike.
Prof. Marashi është aktualisht kryetrajner i atletikës pranë Sport Klub Vllaznia, dhe njëkohësisht një nga figurat më të kualifikuara në këtë fushë. Ai ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë dhe është pajisur me një sërë kualifikimesh profesionale në stërvitjen fizike, përgatitjen atletike dhe rehabilitimin sportiv.
Me një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në punën me sportistë të niveleve të ndryshme, Prof. Marashi njihet për qasjen metodike, shkencore dhe moderne ndaj përgatitjes fizike. Ai do të angazhohet në mënyrë të drejtpërdrejtë për rritjen e kapaciteteve fizike të futbollistëve tanë, me objektiva të qarta: rritje performance dhe parandalim dëmtimesh.
KF Shkodra i uron mirëseardhje Prof. Marashit dhe suksese në këtë bashkëpunim të ri në shërbim të zhvillimit sportiv dhe profesional të futbollistëve tanë”.