Futbollisti shkodran Arsid Kruja nuk do te jete me pjese e Teutes. Pas dy sezonesh pjese e saj, qe prej dites se sotme rruget e tyre jane ndare. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete lojtari permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Pas dy viteve plot emocione, sfida, fitore e sakrifica me KF Teuta, dua të falenderoj nga zemra çdo njeri brenda këtij klubi. Lojtarët që u bënë si vëllezër për mua, trajnerët që më besuan dhe më ndihmuan , drejtuesit që më mbështetën në çdo moment veçanarisht Presidentin Edmond Hasanbelli dhe tifozët që na qëndruan pranë me zemër të madhe.

I jam pafundësisht mirënjohës ketij ekipi për çdo kujtim që do ta mbaj gjithmonë me vete. Nga sot, jam lojtar i lirë dhe gati për sfidën e radhës, me të njëjtën dashuri dhe përkushtim që kam pasur gjithmonë për këtë sport.

Faleminderit KF Teuta , do të mbetesh gjithmonë një pjesë e historisë sime! Me respekt Arsid Kruja”

Tashme mbetet per t’u pare se ku do te vazhdoje karriera e tij. Ditet e fundit emri i Krujes eshte lakuar tek Dinamo, por ne fakt edhe ne Shkoder e duan, gjithsesi duhet te presim edhe pak dite para se te mesojme per destinacionin e tij te ri.