Nga Maringlen ZHIVANI

Tek Tirana kanë nisur ndryshimet për sezonin e ri. Tashmë, drejtori teknik Agim Ibraimi është larguar, por ajo që vlen të theksohet është fakti se Bledi Shkëmbi do të vazhdojë të jetë trajneri i Tiranës.

Nga sa mësohet, në vendin e Ibraimit ka shumë mundësi të vendoset ish-drejtori i Vllaznisë, Tefik Osmani. Ky i fundit është një emër i njohur për Tiranën, pasi edhe më parë ka qenë pjesë e këtij ekipi, po në këtë pozicion.

Gjasat janë që Tefik Osmani ta marrë këtë detyrë, tashmë pas përfundimit të bashkëpunimit me Vllazninë, aty ku e mbylli sezonin, duke e renditur ekipin në vendin e dytë.

Në orët në vijim pritet të vijë edhe konfirmimi zyrtar se kush do të jetë drejtori i ri teknik i Tiranës, por sipas të gjitha gjasave, do të jetë pikërisht Tefik Osmani.(www.shkodrasport.com)