Elvis Plori u largua sot nga drejtimi i Vllaznia U19 sepse vendosi te pranonte oferten e Beselidhjes per ta drejtuar kete skuader ne sezonin e ri dhe si rrjedhoje vendi i tij tek Akademia kuqeblu ka mbetur bosh, por vetem per pak ore.
Drejtuesit e saj, por edhe te klubit Vllaznia kane vendosur qe t’ia besojne kete detyre Ndriçim Shtubines. Ky i fundit ka mbajtur detyren e kordinatorit prane Akademise, por tashme eshte zyrtarisht trajner i ekipit Vllaznia U19.
Kuptohet qe kjo rrokade nuk pritet te sjelle asnje ndryshim sepse edhe Shtubina e njeh mjaft mire grupin e lojtareve, objektivat e ekipit por edhe synimet e klubit per kete grupmoshe futbollistesh.
Ai nuk ka humbur fare kohe dhe nga pasditja e sotme ka dale ne stervitje duke zhvilluar edhe seancen e pare stervitore me ekipin qe do te drejtoje ne sezonin e ri.(www.shkodrasport.com)