HomeKRYESOREE FUNDIT/ Pas titullit kampion, Mario Mitaj fiton edhe Kupën e Arabisë...

E FUNDIT/ Pas titullit kampion, Mario Mitaj fiton edhe Kupën e Arabisë Saudite me ekipin e Al Ittihad

Mbrojtesi i majte i kombetares shqiptare Mario Mitaj arrin nje tjeter sukses ne karrieren e tij. Mbremjen e sotme ai ka fituar edhe Kupen e Arabise Saudite duke kompletuar nje tjeter trofe, pas titullit kampion qe fitoi pak dite me pare.

Finalja e kupes ne mes Al Ittihad dhe Al Qadsiah eshte fituar nga skuadra e futbollistit shqiptar me rezultatin 3-1. Serine e golave e ka hapur i zakonshmi Karim Benzema, ndersa Aouar ka dyfishuar shifrat ne minuten e 43-te per Al Ittihad.

Megjithate ne minutat shtese te pjeses se pare ka qene Aubameyang ai qe ngushtuar shifrat per kundershtarin teksa eshte treguar i sakte nga pika e bardhe e 11-metershit. Nderkohe ne fundin e ndeshjes do te ishte Benzema qe do te shenonte edhe nje tjeter gol dhe ketu do te mbyllej gjithçka.

Mario Mitaj ne kete menyre pas titullit kampion fiton edhe Kupen e Arabise Saudite dhe kjo padyshim qe eshte nje arritje e madhe ne karrieren e tij. Per me teper, keto dy trofe vijne pas nje periudhe te veshtire qe kaloi si rrjedhoje e kryerjes se nje nderhyrje kirurgjikale dhe nga ana tjeter, trofete me Al Ittihad vijne para ndeshjeve te qershorit te kombetares shqiptare dhe te shpresojme nje paraqitje dinjitoze ne to.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments