HomeKRYESOREE FUNDIT/ Rei Manaj drejt transferimit te gjigantët turq

E FUNDIT/ Rei Manaj drejt transferimit te gjigantët turq

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke, teksa bëhet me dije se Rei Manaj mund të jetë zëvendësuesi ideal i Çiro Imobiles te gjigantët e Beshiktashit.  

Sulmuesi italian pritet t’i japë fund aventurës së tij në Superligën turke në fund të sezonit, teksa drejtuesit duan të përforcojnë  linjën e sulmit me Rei Manaj. 

Bëhet me dije se drejtuesit e Beshiktashit po planifikojnë të ulen në tavolinë me drejtuesit e Sivasporit, për të transferuar Manajn në fund të sezonit.  Nëse arrihet një marrëveshje, sulmuesi shqiptar do ta veshë fanellën bardhezi nga sezoni i ardhshëm. 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments