Sulmuesi shkodran Brajan Gruda po e përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e tij të parë në Premier Ligë, një nga kampionatet më të forta të Botës.

Lojtari i krahut po kthehet në protagonist për Brajtonin në këto javë të fundit të kampionatit, teksa ka dhënë 3 asiste dhe ka shënuar 1 gol për bardheblutë.

Asisti i fundit ishte kundër kampionëve të këtij edicioni në Premier Ligë, Liverpulit. Paraqitja kundër “të kuqve” i ka siguruar atij një vend në 11-shen më të mirë të javës në elitën e futbollit anglez.

“Sofascore” e ka vlerësuar me notën 8.3, duke e renditur përkrahë lojtarëve të Arsenalit, Mançester Sitit, Aston Vilës e Liverpulit./Sport Ekspres/