Tek Tirana kane gjetur trajnerin e ri. Ne fakt e kane patur brenda familjes dhe ai eshte Vangjel Mile. Beratasi 39 vjeçar ka qene per disa kohe trajner prane Akademise bardheblu dhe me vone edhe drejtues i saj.

Presidenti Halili mesa duket eshte bindur ne aftesite e tij dhe ia ka besuar projektin per ndertimin e skuadres se pare per sezonin e ri futbollistik pikerisht ish- sulmuesit te njohur.

Nderkohe Tirana ka filluar te marre edhe lojtaret e pare sepse ne fakt ka patur shume “rrjedhje” kohet e fundit dhe tashme misioni i Miles eshte per ta kompletuar ate ne çdo repart. Kuptohet qe nuk do te jete e lehte sepse bardheblute po kalojne momente jo te mira dhe jo pak lojtare e kane refuzuar.

Perpara Miles u permend shume emri i Ditmar Bicajt si kandidat potencial per te marre drejtimin e kesaj skuadre, por nuk pati zhvillime te metejshme dhe ne kete aspekt tashme eshte Vangjel Mile timonieri i ri i saj.