HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE FUNDIT/ Vllaznia të dielën ndeshje miqësore me Deçiq

E FUNDIT/ Vllaznia të dielën ndeshje miqësore me Deçiq

Pauza e kampionatit, e krijuar për shkak të ndeshjeve të kombëtares, do të mbushet me një ndeshje miqësore nga ekipi i Vllaznisë. Drejtuesit e saj kanë vendosur që këtë fundjavë të përballen në një takim tjetër miqësor dhe vëllazëror me ekipin Deçiq të Tuzit.

Marëdhëniet e mira në mes drejtuesve të klubeve kanë bërë që menjëherë pas kërkesës së shkodranëve për miqësore, tuzianët t’i përgjigjen pozitivisht. Këtë herë ndeshja është rënë dakord që të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Njëkohësisht është caktuar edhe dita kur do të luhet kjo miqësore, pikërisht të dielën dhe tashmë mbetet për t’u vendosur vetëm ora se kur do të startojë ajo. Vllaznia dhe Deçiq kanë luajtur një tjetër miqësore më 17 qershor, në prag të përballjeve të tyre europiane dhe në Tuz patën fituar vendasit me shifrat 1-0.

90 minutëshi i së dielës do t’i shërbejë stafeve teknike të të dy ekipeve për të testuar lojtarët. Kujtojmë që Deçiq i ka bërë një nisje shumë të mirë kampionatit dhe pas 5 javësh të luajtura, kryeson renditjen me pikë të barabarta me Sutjeskën.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments