Nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia ka nisur merkaton prej javësh tashmë. Kuqeblutë kanë disa emra në listë, futbollistë që trajneri Martini dhe drejtori Sinani i kanë piketuar dhe mendojnë se mund të ndihmojnë në rritjen e cilësisë së ekipit. Një prej tyre është edhe ish-mesfushori i Egnatias, Arbin Zejnullai.
Tetovari e mbylli sezonin si një nga lojtarët më të mirë të mesfushës në Superiore, por Egnatia vendosi ta lëshojë, duke hapur një ankand mes disa skuadrave për të. 26-vjeçari ka zhvilluar disa takime më pjesëtarë të klubit të Vllaznisë, por në asnjërin prej tyre nuk është bërë i mundur finalizimi i një marrëveshjeje.
Arsyeja se pse lojtari nuk është bindur deri më tani, duket se ka të bëjë me ofertat nga jashtë që kanë mbërritur në adresë të Zejnullait. Për këtë të fundit, mes klubeve të Superiores është futur edhe një klub rus, shumë i interesuar për shërbimet e Zejnullait. Burimet bëjnë me dije se palët janë shumë pranë marrëveshjes për shifra që për skuadrat e Superiores janë të paarritshme.
momentin nuk bëhet i ditur klubi që ka arritur ta bindë Zejnullain, por fakti është që Vllaznia ka pothuajse zero shpresë për ta bërë të tijin mesfushorin. Kuqeblutë tashmë do të duhet të kërkojnë për opsione të tjera në merkato, ku tregu i huaj duket të jetë ai me më shumë opsione.
Zejnullain e kishte si objektiv edhe Dinamo dhe Partizani, që gjithashtu do të duhet të shohë opsionet e tjera që ofron tregu. Tetovari e mbylli si kampion me rrogozhinasit, ku në tre vite arriti të fitojë pesë trofe dhe të jetë titullar fiks.(www.shkodrasport.com)