Lajmi i publikuar paraditen e sotme, eshte zyrtarizuar pak minuta me pare edhe nga vete klubi Vllaznia permes nje postimi ne rrjetet sociale ku shkruan per ardhjen ne forme huazimi te sulmuesit Bismark nga Skenderbeu.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Skënderbeut për huazimin e futbollistit Bismark Charles Kwarena Sie. Sulmuesi 24 vjeçar do t’i bashkohet skuadrës tonë ditën e nesërme në stërvitje dhe do të jetë pjesë e saj në ndeshjet e Kupave të Europës”- shkruhet ne kete postim.

Ne kete menyre drejtuesit e klubit kane reaguar menjehere duke mbyllur boshllekun e krijuar nga largimi i Kevin Dodajt dhe duke e zevendesuar ate me Bismark. Megjithate ky eshte nje zevendesim i momentit sepse per kampionat, padyshim qe duhet nderhyre serish ne merkato per te marre nje sulmues tjeter.