Ka bere nje sezon shume te mire duke shkuar deri ne ndeshjet play-off si skuadra e vendit te katert ne renditje (kur ndoshta askush nuk e kishte menduar) dhe si rrjedhoje kjo pune e mire e bere ne krye te skuadres se Burrelit ne sezonin qe sapo u mbyll, i ka “detyruar” drejtuesit e klubit te shpejtojne punen per te rinovuar kontraten edhe me nje sezon tjeter me trajnerin Ditmar Bicaj.
Nje gje te tille ai e ka bere te ditur vete permes nje postimi ne rrjetet sociale ku se pari falenderon te gjithe per ate çka dhane ne sezonin qe sapo u mbyll dhe ne fund, thote se do te shihen shpejt, ne sezonin nr.2. Ja postimi i tij:
“Pershendetje miq!
Do doja tju falenderoja te gjitheve per mbeshtetjen e madhe te pakufishme ne udhetimin tim fantastik si trajner i ekipit te Burrelit. Vendi i katert ne kategorine e pare ishte i paimagjinushem ne fillim te sezonit.
Por bashke ne e arritem kete sukses te madh sepse djemte, drejtuesit, stafi dhe tifozet u bene nje. Burreli kete vit, shijoi futbollin, qyteti entuziazmin, tifozet krenarine.
E shijova shume edhe une, kete stacion te pare te karrieres time, ku kuptova akoma me mire qe puna eshte pronari me korrekt dhe qe nuk te le pa paguar hakun e oreve te panumerta.
Mirenjohje te gjithe ju qe me mbeshtetet, ne fillimin e nje karriere qe mendoj se do te jete e gjate, surprizuese dhe e ndershme. Shihemi se shpejti ne Sezonin Nr.2″.