E kishte vene ne dyshim te qenurit serish ne pankinen e Laçit edhe ne sezonin e ri, por ne fund pas insistimeve te presidentit Laska eshte bindur per te qene serish ne krye te kesaj skuadre. E kemi fjalen per trajnerin e njohur shkodran Armando Cungu.,
Prej disa ditesh ai ka nisur punen me ekipin duke vijuar me pergatitjet per sezonin e ri te futbollit shqiptar, ku mesa duket Laçi nuk do te kete pretendime te medha sepse nga rradhet e tij jane larguar disa lojtare cilesore, duke perfshire ketu kapitenin Dajko qe eshte shitur ne Azerbajxhan, Qaton qe ka kaluar tek Vllaznia apo dhe ndonje tjeter.
Po ashtu ne dyshim eshte edhe portieri Dajsinani per te kaluar tek Egnatia, Ujka e po ashtu edhe ndonje tjeter. Ne keto rrethana, skuadra kurbinase duket se bazen e saj per sezonin e ri do ta kete tek lojtaret e rinj.
Kjo do te thote se objektivi do te jete vetem qendrimi ne Superiore dhe asgje me shume. Megjithate deri ne fundin e merkatos ka ende kohe ne dispozicion dhe drejtuesit e klubit mund te levizin. Madje perforcimi i pare ka ardhur, mbrojtesi nigerian Samuel Opeh.
Por per trajnerin Cungu ai nuk mjafton dhe kerkon te tjera perforcime, per te mos vuajtur si sezonin e kaluar kur “dhimbjet e kokes” kane qene te forta deri ne javet e fundit kur u sigurua qendrimi ne Superiore./www.shkodrasport.com/