HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE nisën me humbje, Garcia 'shkund' Flamurtarin

E nisën me humbje, Garcia ‘shkund’ Flamurtarin

Flamurtari u rikthye në Superiore pas disa vitesh, por rikthimi në elitë nisi me humbje. Vlonjatët u mposhtën në ndeshjen e parë të sezonit të ri nga Elbasani.

Një humbje që sigurisht nuk ka lënë shije të mirë në skuadër. Carlos Garcia ka nsiur të mendojë për duelin me Bylisin,me timonierin që ka mbledhur ekipin.

Mësohet se Garcia ka diskutuar me futbollistët për humbjen me Elbasanin, ndërsa ka kërkuar nga lojtarët më shumë bashkëpunim dhe përqendrim në fushën e lojës.

Kujtojmë se dueli me Bylisin është parashikuar të luhet ditën e shtunë në Vlorë në orën 17:00. Duel ku Flamurtari do të kërkojë 3 pikët e para në shtëpi pas rikthimit të Superiore.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments