Pak ditë nga Kupat e Europës ku klubet shqiptare do të marrin pjesë në që në raundet e para eliminatore fillojnë çudirat e pushteteve lokale të cilat në shumicën e rasteve janë pronare të infrastrukturës sportive. Si të tilla dhe me një vëmendje të kursyer kryesisht tek spoti i futbollit ajo që nuk ishte dëgjuar deri më tani akoma, ndodh pikërisht në Shkodër. Po po e lexuat mirë në Shkodër.

Burime konfidenciale pranë intistucionit vendor të qytetit të Shkodrës dhe të konfirmuara edhe nga skuadra e Vllaznisë, bëjnë me dije se klubit i është dërguar një letër ku njoftohet se pikërisht Bashkia Shkodër ka vendosur që të organizojë koncerte në stadium, derisa të vijë ndeshja e Europës. Një kërkesë apo vendim sa absurd aq edhe i dëmshëm që ndodh pikërisht në qytetin ku jetohet me futbollin si në pak qytete të tjera të vendit.

Duhet pranuar se stadiumi “Loro Boriçi” është licensuar vetëm për ndeshje futbolli dhe jo për aktivitete të tjera si koncertet etj. Rregullorja e UEFA-s e përcakton qartë se në raste të tilla vjen gjoba prej 200 mijë eurosh për klubit si dhe anullimi i ndeshjes në atë stadium, nëse nuk i përmbush kriteret për ndeshjet europiane.

Organizimi i koncerteve dhe i aktiviteteve të tjera kulturore dhe artistike sigurisht që sjellin dëmtime të mëdha të tapetit të barit të impianteve sportive dhe kjo gjë ka ndodhur edhe me stadiumin “Air Albania” jo më larg se një vit më pare ku për shkak të mbulimit të fushës solli dëmtimin e rëndë të tapetit në një pjesë të tijë duke kaluar në emergjencë.

Për të mos përmendur këtu shndërrimin në një ambient qoftesh, birrash e tallavaje të stadiumit “Selman Stërmasi” që prej vitesh e la Tiranën jashë kryeqytetit dhe larg tifozëve të sajë deri sa i “gjetën vendin” për ta rrënuar fare nën synimin e një impianti të ri, në themelin e disa kullave.

Klubi i Vllaznisë e ka refuzuar pa hezituar këtë krëkesë absurde të Bashkisë së Shkodrës, jo se ka diçka me Bujar Qamilin, këngëtarin e njohur dhe padyshim të respektuar të këtij qyteti, por nuk ka asnjë logjikë se si për disa orë aktivitet muzikorë ekipi i zemrës i Shkodranëve të luaj jashtë qytetit të tij ndeshjet kaq të mirëpritura europiane. Vlen të kujtohet se stadiumi “Loro Boriçi” është i dyti më i madhi në vend dhe një ndër 3 apo 4 impiantet futbollistike që plotëson kriteret e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare të Kombëtares apo klubeve.(Marrë nga dosja.al)