Ardian Ismajli mund të konsiderohet i larguar nga Empoli. Nikolo Skira, gazetar italian, ka zbuluar se mbrojtësi i Kombëtares ka refuzuar ofertën e Empolit për rinovimin deri në vitin 2028.

Kjo ofertë erdhi për Ismajlin tre muaj më parë. Dhe tashmë që klubi shkoi në Seria B, Ismajli do të vendosë për klubin e së ardhmes si lojtar i lirë.

Lideri i ekipit kombëtar dhe Empolit është kërkuar vazhdimisht nga ekipe me emër në Itali. Këtu mund të përmenden Juventusi dhe Napoli.

28-vjeçari luajti në 29 ndeshje të Seria A, të gjitha si titullar. Nëntë takimet ku mungoi ishin për arsye dëmtimi.