Florian Virc pritet të bëhet lojtari më i ri i Liverpulit. Herbert Hainer, president i Bajern Mynih, ka konfirmuar zhvillimet e fundit të merkatos.
“Maks Eberl më informoi se Florian Virc po anon nga Liverpuli”, u shpreh presidenti i Bajernit. Në këtë mënyrë duket se edhe është dorëzuar për lojtarin, që shikohej si objektivi kryesor i merkatos.
Virc ka edhe dy vite kontratë me Leverkusenin. Largimi nga Gjermania është i sigurt, ndërsa Liverpulit është në “pole” për shërbimet e tij.
Secili nga klubet që do e afrojë, duhet të paguajë mbi 100 milionë euro. Mançester Siti dhe Real Madrid kanë qenë të interesuar më parë për të.