HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdi Martini dhe tre futbollistë të Vllaznisë zgjidhen në formacionin më të...

Edi Martini dhe tre futbollistë të Vllaznisë zgjidhen në formacionin më të mirë të javës së tretë të Superiores

Tre futbolliste te Vllaznise dhe bashke me ta edhe trajneri Edi Martini jane perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes se trete te “Abissnet Superiore”. Behet fjale per mbrojtesin Elmando Gjini, mesfushorin Sherif Kallaku dhe sulmuesin Bekim Balaj.

Ata jane vleresuar per lojen e tyre te mire ne ndeshjen ndaj Partizanit te fituar me rezultatin 4-1. Po ashtu dhe Edi Martini eshte zgjedhur si trajneri me i mire i kesaj jave, pikerisht per kete fitore ndaj nje rivali direkt ne luften per titullin kampion.

Bashke me shkodranet, ne formacionin me te mire te javes te perzgjedhur nga trajnerët e ekipeve kombëtare jane edhe portieri Angelo Tafas i Tiranës. Ne mbrojtje krahas Gjinit jane zgjedhur edhe Lorenc Trashi i ekipit të Flamurtarit, Eljon Sota i Egnatias dhe Albi Doka i skuadrës së Teutës.

Para vijës së mbrojtjes perveç Kallakut te Vllaznisë eshte edhe Xhuljo Tabaku i Vorës. Sakaq, në mbështetje të vijës ofensive janë dy futbollistët e Elbasanit, Fatjon Bunjaku dhe Ibrahima Diallo si edhe mesfushori i Egnatias, Flamur Ruçi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments