Trajneri më i ri i Vllazinsë Edi Martini ka mbajtur një intervistë të shkurtër për mediat, ndërkohë që ekipi i Vllaznisë edhe pse jo i plotë është parë me seanca stërvitorë të lehta.
Martini ka folur për gjendjen në ekip, afrimet, objektivat dhe kupat e Evropës. Po ashtu, ai nuk ka kursyer edhe të përmend çështjen “titull”, i cili ka pohuar se është i gatshëm ta konsiderojë si arritje madhështore në krrierën e tij. Në fund Edi nuk ka anashkaluar as “bashkëjetesën” me Vjoresin Sinanin në “timonin” e Vllaznisë:
“Faleminderit Vllaznisë. Është kënaqësi e madhe të jesh trajneri i Shkodrës për gjithsecilin, aq me tepër për mua si vendali. E quaj më tepër këtë detyrë si përgjegjësi. Kam bashkëjetuar më këtë përgjegjësi përditë. I kam kërkuar presidentit Xhaferi të përfocojmë ato reparte ku kemi nevojë dhe për këtë gjë kemi rënë dakord.
Jemi duke marrë informacione për lojtarë të caktuar, nuk është e lehtë të vendosësh. Pavarësisht se duhet të reagojmë shpejt në treg, sepse ndeshjet e Evropës janë afër. Do përpiqem ti marrim maksimumin ekipit. Mesfusha duhet përforcuar. Kemi siguruar Gurishtën për mos t’u larguar. Po mendojmë të dublojmë çdo pozicion të mundshëm, sepse nuk fitohet loja me 11 apo 12 lojtarë, por me 22. Ne jemi nën vëzhgim nga Afrika apo nga Rajoni.
Kemi lojtarë që i kemi nën vëzhgim. Disa prej tyre janë në bisedime. Me Malan do bisedojmë për të ardhmen. Objektivi i Vllaznisë në Evropë do të jetë kalimi i një turni të paktën, do bëjmë ç’mos edhe për të marrë ndonjë lojtarë në huazim, ekziston edhe kjo pistë. Faza përgatitore?
Deri në datën 22 do të jemi këtu në Shkodër. Brenda 4 ditësh do e vendosim se ku do e zhvillojmë fazën përgatitore. Për mua do të ishte gjithçka të fitoja titullin me ekipin e Vllaznisë si trajner. Puna e trajnerit është e nderlikuar. Kur mendon se ke fituar status të lartë, je i humbur. Unë jam nga ata trajner që pranojë edhe gabimet e mija përditë edhe mundohem të përmirësohem.
Ky zanat ka si kryefjalë përmirësimin. Unë me Sinanin kemi luajtur bashkë, kemi hedhur hapa të rëndësishme bashkë. Përveç kësaj kemi mbajtur edhe shoqërinë e mirë bashkë. Kështu që jam komod me Sinanin”, e mbylli Martini.