HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdi Martini ka vendosur të mbështesë të rinjtë, përgjegjësia që mori me...

Edi Martini ka vendosur të mbështesë të rinjtë, përgjegjësia që mori me talentin Kubazi

Nga Maringlen ZHIVANI

Edi Martini ka vendosur të mbështesë të rinjtë e Vllaznisë. Një ndër ta është edhe Gerald Kubazi. Ende pa i mbushur akoma 19 vjeç, Kubazi mori vendin e Alfred Mensah në sfidën e para tre ditëve.

Në fakt, ishte minuta e 71-të e ndeshjes me Daugavpils në Letoni, kur sulmuesi debutoi me kuqeblutë dhe duhet të merrte përgjegjësi, pavarësisht moshës së tij të re.

Kubazi u aktivizua në krahun e djathtë të sulmit, teksa atij iu dha besimi i duhur nga ana e trajnerit Edi Martinit. Gjithsesi, mes presionit dhe emocioneve, Kubazi shkroi emrin e tij në historinë e Vllaznisë, pasi që në debutimin e tij të parë e nisi me një asist për Kevin Dodajn, i cili më pas realizoi golin e përmbysjes të rezultatit të ndeshjes.,

Vetë trajneri Martini e deklaroi pas ndeshjes në Letoni se ai nuk do t’i shikojë futbollistët e tij nga mosha, i ri apo i vjetër. Ai që do ta bindë atë në stërvitje, do të jetë në fushën e lojës edhe në ndeshje dhe shembulli i Kubazit pritet të ndiqet edhe me të tjerë.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments