Vllaznia ka qene nder ekipet elitare dhe qe ka pretenduar te jete ne zonen e trofeve dhe keshtu do te jete edhe ne sezonin e ri, pavaresisht ndryshimeve qe jane bere ne postet teknike te skuadres. I ketij mendimi eshte Edmond Doçi, ish- futbollisti i kesaj skuadre qe sot mban detyren e trajnerit te ekipit U21.
“Vllaznia është gjithmonë pretendente për vendet e para. Ia kërkon historia dhe fanella që mbart. Po ashtu, edhe tifozët që gjithmonë kërkojnë maksimumin nga ky ekip. Prandaj besoj se skuadra do të jetë sërish në vallen e ekipeve pretendente për sezonin që vjen.
Edi Martini është njeriu i duhur për Vllazninë. Kishte vite që kërkohej një rikthim i tij dhe unë mendoj se ai e njeh mjaft mirë ambientin e futbollit në qytet.
E ndien fanellën e Vllaznisë e po ashtu edhe kritikën e tifozëve. Uroj të jetë viti i tij dhe të ketë sukses, jo vetëm për veten apo klubin, por edhe gjithë qytetin e tifozët e tij”- eshte shprehur Doçi ne nje prononcim te tij.