Sfida mes Dinamo Minsk dhe Ludogorets ka rezultuar një emocion i vërtetë. Në fund u kualifikuan kampionët e Bullgarisë, që me një gol në “extra-time” siguruan kalimin në turin e dytë të Champions.
Dinamo Minsk ndërkohë do të përballet me Egnatian në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Bjellorusët bënë gjithçka për të përmbysur humbjen 1 me 0 në transfertë. Madje ia dolën të kenë avantazh në Bjellorusi pas 90 minutave.
Fillimisht Ludogorets zhbllokoi takimin në transfertë. Golin e asistoi Edvin Kurtulus, që mbahet mend si lojtari që braktisi Kosovën. Në pjesën e dytë Dinamo Minsk mblodhi forcat dhe reagoi me dy gola. I pari u asistua nga Dmitri Padstrelau, që u largua nga Partizani në këtë merkato vere.
Rezultatin 2 me 1 e dërgoi ndeshjen me shtesa. Aty Ludogorets siguroi kualifikimin. Dhe tashmë është gati për turin e dytë të Champions.
Goli i asistuar nga Kurtulus: (VIDEO)
Goli i asistuar nga Padstrelau: (VIDEO)