HomeKRYESOREEkipi i Mario Mitajt mund 4-1 rivalin kryesor dhe afrohet edhe më...

Ekipi i Mario Mitajt mund 4-1 rivalin kryesor dhe afrohet edhe më shumë me titullin kampion

Al Itihadi dhe Al Hilali janë përballur sot një në duel që mund të rezultojë vendimtar në garën për titullin kampion. Verdhezinjtë kanë fituar me goleadë 4-1 ndaj kundërshtarit të drejtpërdrejtë për vendin e parë.

Leonardo tundi rrjetën i pari për Al Hilalin në minutën e 23-të, por festa e tij zgjati pak. Kadeshi barazoi shifrat në minutën e 29, ndërsa më pas Bergvijni (45’, 51’) dhe Benzemaja (86’) përmbysën ndeshjen në 4-1.

Lojtari i kombetares shqiptare ka munguar edhe ne kete ndeshje sepse ndodhet ne fazen e rikuperimit dhe pritet te rikthehet ne fushe serish pas dy javesh.

Me këtë fitore, ekipi i Mario Mitajt shkon në kuotën e 55 pikëve, duke thelluar diferencën me Al Hilalin në 7 pikë. Një hap i rëndësishëm për Al Itihadin në garën për titullin kampion. Me shume siguri, Al Itihad do te jete kampion kete sezon dhe ne kete menyre kjo do te ishte nje arritje e madhe edhe per lojtarin e kombetares tone.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments