Nga Endri ÇINARI

Largimet e futbollistëve të rinj nga Vllaznia nuk duket se ndalen. Pas shkëputjes së marrëdhënieve të Ersi Zaganjorit dhe Flori Spahijas me 9 herë kampionët e vendit, duket se është një tjetër futbollist që ndjek rrugën e të sipër përmendurve. Fjala është për Hazret Shimajn, mesfushorin e Vllaznia U-19 në sezonin që lamë pas.

Ish-kapiteni i kuqebluve të vegjël duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubi shkodran për të dalë një futbollist i lirë. Kjo pasi sipas asaj që mëson “Shkodra Sport”, aktivizimi i tij është parë i vështirë në skuadrën e parë.

Dhe në këtë mënyrë të dy palët kanë rënë dakord që Shimaj të jetë një lojtar i lirë. Në mënyrë që edhe ai të mos ketë pengesa për të ardhmen dhe karrierën e tij. Tashmë një tjetër element premtues dhe i prespektivës i largohet shkodranëve.

Me Shimajn që është në kërkim të një skuadre ku tashmë do luajë si profesionist. Duke se admiruesit dhe sidomos në Kategorinë e Parë nuk mungojnë për mefushorin. Pavarësisht se ende nuk ka një lëvizje konkrete nga ana e 19-vjeçarit.(www.shkodrasport.com)