HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE / Portieri shkodran mund të largohet nga Vllaznia, interesim konkret nga...

EKSKLUZIVE / Portieri shkodran mund të largohet nga Vllaznia, interesim konkret nga Arabia Saudite

Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia rrezikon të humbasë një lojtar të rëndësishëm nga formacioni i saj. Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se portieri shkodran Aron Jukaj është në qendër të interesimit të një skuadre nga Arabia Saudite, e cila ka nisur kontaktet e para për të siguruar shërbimet e tij.

Jukaj, i cili është rritur te Akademia e Vllaznisë dhe ka treguar siguri në portë gjatë ndeshjeve të fundit, shihet si një portier me perspektivë dhe me vlera për të ardhmen.

Interesi nga Lindja e Mesme është konkret dhe mund të sjellë një të ardhme të re për gardianin shkodran, që aktualisht është pjesë e planeve të stafit teknik kuqeblu dhe trajnerit Edi Martini.

Për momentin, klubi nuk ka dhënë ende një vendim përfundimtar, por nëse oferta e cila pritet të mbërrijë në vazhdim do të jetë bindëse, atëherë Aron Jukaj mund të bëhet një nga futbollistët e rradhës që nis një aventurë jashtë vendit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments