Nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznisë i duhet një fantazist dhe Sherif Kallaku duket se është i preferuari i drejtuesve, por sidomos i trajnerit Edi Martini. Ky i fundit dhe Kallaku kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin që nga koha kur bashkëpunonin te Teuta.
Sepsi ra nga Kategoria në Rumani dhe Kallaku pritet të mbyllë kontratën atje për të dalë më pas futbollist i lirë. Në Rumani, ai dha sinjale të mira, por tashmë duke qenë se Sepsi, ekipi i tij ra nga Kategoria, ai pritet të largohet, pavarësisht kontratës që ka edhe për një vit tjetër.
Në fakt, duke parë se edhe trajneri Martini ka një përshtypje pozitive për të, shanset janë të mëdha që fantazisti 27-vjeçar të bëhet pjesë e klubit kuqeblu.
Për Kallakun ka interes edhe nga ekipe të tjera të Superiores, por të paktën për momentin, Vllaznia mbetet opsioni numër një, duke qenë se edhe palët kanë arritur një akord paraprak.(www.shkodrasport.com)