Nga Maringlen ZHIVAN

Tre futbollistë të ekipit U-19 kanë firmosur kontrata profesioniste me ekipin e parë të Vllaznisë. Fjala është për Aris Arën, Gerald Kubazin dhe Xhoel Hajdarin.

Nga sa mësohet nga burime të “Shkodra Sport”, drejtuesit e klubit në bashkëpunim edhe me stafin teknik, kanë vendosur t’i bëjnë pjesë të ekipit të parë, së bashku me futbollistët e tjerë.

Të tre ata, ishin prezent edhe në seancën e parë stërvitore ditën e djeshme. Tashmë, Ara, Kubazi dhe Hajdari do të jenë rregullisht pjesë e ekipit të parë. Ky është një tregues i qartë se drejtuesit e klubit po i hedhin gjithnjë e më tepër sytë nga Akademia, pa përmendur pastaj edhe faktin tjetër që portieri Aron Jukaj dhe Kevin Dodaj kanë qenë titullarë të rregullt te Vllaznia.

Mbështetja që po u jepet këtyre të rinjve sigurisht që është një ndihmë e madhe për karrierën e tyre dhe me siguri që këtë gjë, Aris Ara, Gerald Kubazi dhe Xhoel Hajdari do ta shprehin edhe në fushë kur të luajnë.