Nga Maringlen ZHIVANI
Te Vllaznia pritet që ditën e sotme të zyrtarizohet drejtori i ri sportiv. Tashmë, përflitet se gjërat janë vendosur dhe nga sa mësohet nga burime të “Shkodra Sport”, Vioresin Sinani pritet që të jetë drejtori i ri sportiv.
Kontributet e Sinanit si një ish-sulmues i Vllaznisë e poashtu edhe si zv/trajner i ekipit të parë në periudhën e fundit dihen tashmë dhe mesa duket emri i Sinanit është vendosur nga ana e presidentit Alban Xhaferi, duke e ezauruar më në fund këtë çështje.
Vetë burime pranë Sinanit e konfirmojnë një gjë të tillë për “Shkodra Sport”. Tashmë, Sinani së bashku edhe me trajnerin Edi Martini pritet të nisin punën për sezonin e ri.
Ndërkohë që, në ditët në vijim pritet të zyrtarizohet edhe stafi, me të cilin do të punojë Martini te Vllaznia.