“El Clasico” e së dielës është praktikisht një finale, veçanërisht nëse Barça fiton. Të besuarit e Ançelotit do të synojnë të sulmojnë në “Montjuiç” dhe të kenë një shans në javët e fundit, megjithëse do të varen ende nga katalanasit.
Një ndeshje që paralizon botën dhe për të cilën Superkompjuteri i “Optës” tashmë ka një fitues.
Ekipi i Flick është padyshim favorit, me 47.2% shanse për të fituar “El Clasicon”. Nga ana tjetër, “los blancos” kanë vetëm 29.7% të mundësive sipas “The Analyst”.
Superkompjuteri rezervon gjithashtu një shans prej 23.1% për një barazim të mundshëm, një rezultat që nuk do ta ndihmonte ekipin e Ançeloitit të zvogëlonte diferencën e pikëve me Barçën.