HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREElbasani pa kapitenin drejt Shkodrës, Bruno Lulaj mungon për arsye kartonash ndaj...

Elbasani pa kapitenin drejt Shkodrës, Bruno Lulaj mungon për arsye kartonash ndaj Vllaznisë

Bruno Lulaj nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Gvozdenoviç këtë fundjavë kundër Vllaznisë. Kapiteni i verdhebluve u ndëshkua me karton të verdhë kundër Bylisit dhe plotësoi kështu numrin e tyre, për t’u pezulluar një ndeshje.

Kjo është hera e dytë për Lulajn në këtë sezon, që plotëson numrin e kartonëve në Superiore. Lulaj është nga titullarët që luan të plota minutat.

Sfida Elbasani-Vllaznia do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe vlen për javën e 17-të të Superiores. Gjithçka nis në orën 16:30 të dielën.

Skuadra verdheblu do te drejtohet ne kete ndeshje nga trajneri i sapoemeruar- Ivan Gvozdenoviç dhe pavaresisht mungeses se kapitenit, do te synoje te marre pike ndaj Vllaznise, per me teper te shfrytezoje edhe momentin jo te mire qe po kalon skuadra shkodrane.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments