Emri i Ernest Gjokes ka dale si kandidat i mundshem per pankinen e Flamurtarit, ashtu si dhe emri i ish- trajnerit te Vllaznise Qatip Osmani. Ne Vlore duan te gjejne sa me shpejt zevendesuesin e Pollozhanit, por duket se per Gjoken nuk duhet te lodhen me. Kjo sepse tekniku kryeqytetas pritet te vijoje punen e tij ne Korçe.
Ka qene drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi, i cili bllokon një kalim të mundshëm të Ernest Gjokës drejt Flamurtarit dhe ne nje prononcim te dhene per mediat eshte shprehur:
“Nuk e di se cili do të jetë trajneri i Flamurtarit për sezonin 2025-‘26, por mund të konfirmoj që trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm do të jetë Ernest Gjoka”.
Po lojtaret cilet do te jene ata qe do te marrin persiper rikthimin e Skenderbeut ne Superiore? Drejtori Gjançi ne lidhje me kete teme ka deklaruar:
“Me thënë të drejtën, ekipi i sezonit të ardhshëm nuk është se do të ketë nevojë për shumë ndërhyrje. Te Skënderbeu besoj se mund të afrohen 3 ose 4 lojtarë, sepse pjesa e mbetur e futbollistëve janë aktualisht nënkontratë. E konfirmoj që nuk do të largohet asnjeri, me përjashtim të ndonjë surprize, që mund të vijë ndonjë ofertë për ndonjë lojtar të cilës ne nuk mund t’i rezistojmë dot. Kjo është edhe një marrëveshje me lojtarët, që nëse ka një ofertë nga ndonjë klub më i mirë apo jashtë, patjetër që nuk do t’i pengojmë”.