Vllaznia e sezonit te ri ka nisur nga puna. Jane larguar trajneri (Brdariç) dhe drejtori (Osmani) qe ishin ne krye te saj sezonin e kaluar dhe po ashtu sot zyrtarisht kemi edhe futbollistin e pare te larguar- Stojanoviç. Nga ana tjeter, ka ardhur trajneri (Martini) dhe drejtori i ri (Sinani).

Megjithate deri me tani ende nuk kemi asnje afrim te sigurte. Nje nga ish- futbollistet kuqeblu, pikerisht Erjon Hoti, ne nje prononcim te dhene per mediat eshte shprehur se skuadra duhet formatuar nga fillimi, pas atij zhgenjimi qe solli mosfitimi i titullit kampion.

“Normalisht që ishte një zhgënjim, sepse titulli kampion po pritet prej shumë vitesh në Shkodër. Dhe nuk po bëhet asgjë konkrete në këto edicionet e fundit që skuadra ta arrijë këtë sukses. Pavarësisht se është afruar me vendet e para sërish ka munguar ai hapi final për trofeun dhe ky është me të vërtetë një “mëkat”, pasi tashmë titulli po shndërrohet në “fiksim” për të gjithë.

Duhet riparë merkatoja, e cila është baza dhe duhet ndërhyrë sa më shpejt për përmirësimin e ekipit. Dhe jo t’i lësh gjërat në fund, ku do marrësh pastaj futbollistë që “teprojnë” nga ekipet e tjera. Prandaj skuadra e re për sezonin 2025-‘26 në këshillën time duhet formatuar sa më shpejt të jetë e mundur”- eshte shprehur Hoti.