Ish-trajneri i Juventusit, Milanit dhe Romës, Fabio Kapelo, ndër të tjerë, foli në rubrikat e “La Gazzetta dello Sport”, në lidhje me sezonin e ri në Serinë A, por edhe për Ligën e Kampioneve.
Çfarë shpresash kanë ekipet italiane? “Të gjitha ekipet e mëdha evropiane janë forcuar dhe niveli është rritur krahasuar me një vit më parë. E çfarë pastaj? Le të armatosemi me vendosmëri dhe besim, sepse të konkurrosh me gjigantët dhe të arrish majën është e mundur”, siguroi ai.
Në këtë kuptim, kalojmë te Napoli: “Fushata e transferimeve të klubit të De Laurentis flet vetë, nuk ka kuptim ta fshehim. Ekipi është ndërtuar me shumë kujdes për të qenë konkurrues si në ligë ashtu edhe në Kupën e Kampioneve. Sigurisht, mungesa e Lukakut do të ndihet, sepse belgu është një sulmues i mësuar me fazën e Ligës së Kampioneve dhe sepse lëvizjet e tij ishin vendimtare në zhvillimin e lojës së Kontes. Megjithatë, lëvizja e Napolit për të zëvendësuar qendërsulmuesin e tyre titullar me Hojlund, nënvizon edhe një herë ambiciet e axurrëve. Konte dhe lojtarët e tij mund të jenë gjithashtu protagonistë në Europë, dhe kjo mund të jetë koha e duhur që Antonio të shkojë deri në fund në një turne ku ai nuk ka qenë kurrë vërtet protagonist.
Megjithatë, Interi mund të thotë edhe fjalën e tij: “Ata do të duhet ta transformojnë zemërimin dhe hidhërimin e tyre për rezultatin e Mynihut në energji pozitive për të provuar përsëri, dhe fillimi i tyre i fortë në Serie A u jep atyre shkak për optimizëm. Zikaltërit kanë gjithçka që u nevojitet për të arritur atje edhe këtë herë, ata kanë strukturën, mentalitetin dhe lojtarët, dua të them të sapoardhurit, më në fund, të cilët janë në nivelin e lojtarëve të rregullt.”